
Javën që vjen qeveria e re, Hila: 4 ministrat që nuk lëvizin nga postet
Dritare.net
Gazetari Dritan Hila, në një intervistë për Euronews Albania, është ndalur tek përbërja e qeverisë së re Rama që pritet të shpallet më 11 shtator. Sipas tij, vetëm katër ministra janë të sigurtë që do të mbeten në kabinet, ndërsa të gjithë të tjerët janë me pikëpyetje.
Katër ministrat e sigurt!
Hila u shpreh:
“I shikoj këta 4 ministra si të mundshëm të ruajnë postin e tyre, aty ku janë ose në ekuivalentin e tyre, të gjithë të tjerët i shoh me pikëpyetje.”
Emrat që ai përmend janë:
• Pirro Vengu – për lidershipin e treguar, sidomos gjatë situatës së zjarreve të fundit.
• Igli Hasani – Ministër i Jashtëm, të cilin Hila e cilëson “profesionist, i nevojshëm për përpjekjet e Shqipërisë drejt BE-së”.
• Blendi Gonxhe – qe edhe pse ka mbajtur një profil të ulët, ka marrë mbështetje në nivel bashkie dhe shihet me potencial për Bashkinë e Tiranës.
• Mirela Kumbaro – vlerësohet për menaxhimin e turizmit dhe sefundmi dhenia e pergjegjesise te menaxhimit te mbetjeve, duket garanci për vazhdimësi.
Balluku, thikë me dy presa
Në lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Hila dha një vlerësim të kujdesshëm:
“Ballukun nuk e shoh si një njeri të sigurtë edhe pse është bërë mjaft e fuqishme. Ka tendencën për të formuar klane dhe grupazhe. Thike me dy presa ky talent i saj.”- u shpreh Dritan Hila ne Euronews Albania./dritare.net

















