Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas!

Japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor.

Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme.

E njëjta situatë është shënuar edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, ku procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve është në zhvillim e sipër.

Në Librazhd dhe Elbasan, vala e dorëheqjeve masive është shënuar që ditën e hënë.

Ky proces pritet të shtrihet më tej në kuadër të një reforme që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve publike dhe të rrisë përgjegjshmërinë në drejtimin lokal.

Qeveria ka paralajmëruar përzgjedhje më transparente dhe me fokus tek qytetari duke i dhënë fund, sipas saj, “automatikës së zyrave” dhe kthimit të institucioneve vendore në pika reale të shërbimit.

Ndërkohë në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen./E.P-dritare.net