Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bilanci i problematikave në terren, nis takimi i Ramës me deputetët e Tiranës!

Bilanci i problematikave në terren, nis takimi i Ramës me

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, të cilët do të raportojnë për problematikat që kanë konstatuar në terren. Të pranishëm, në takimin që po mbahet në një nga hotelet e kryeqytetit, janë edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Ky takim vjen dy javë pas atij të parit, ku iu kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të evidentojnë problematikat e qytetarëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ta.

Ky takim vjen gjithashtu pas një aksioni të ndërmarrë në lirimin e hapësirave publike, ndërtimeve pa leje si edhe vizitave të kreut të qeverisë në bashkitë kryesore të vendit. Tre ditë më parë, Rama mbledhi në një takim në Durrës të gjithë kryebashkiakut, për disa prej të cilëve pati kritika./E.P-dritare.net