
Ironia e Shakohoxhës: FIFA ka frikë se tifozët kuq e zi, shajnë serbët nga motra!
Dritare.net
Një reagim të ashpër bëri Dritan Shakohoxha në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ndaj masave për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, ku kritikohet ashpër përjashtimi i tifozëve kuqezi dhe krijimi i një atmosfere të butë në favor të serbëve. Shakohoxha thotë se tifozët shqiptarë janë ndër më paqësorët dhe më të përkushtuarit në Evropë, dhe se kombëtarja shqiptare është bërë simbol bashkimi për shqiptarët nga të gjitha trojet. Ai ngre pyetjen pse duhet sakrifikuar energjia dhe pasioni i tifozërisë shqiptare për të "krijuar klimë pozitive" për kundërshtarët, kur në fakt stadiumi duhet të jetë një “zjarr” mbështetjeje për ekipin përfaqësues.
“Serbëve po u krijohet klima sikur po luajnë në Luksemburg. Sikur jemi në stadiumin e Luksemburgu dhe po presim lordët të vijnë me shkop avash avash, lënë qentë jashtë, dhe ne i përulemi duke i uruar mirëseardhjen.
Po ç’është kjo përulje e pakuptimtë? Sepse FIFA ka hall se tifozët kuq e zi shajnë serbët nga motra. E kështu, nuk mund të ketë kësisoj tolerimesh.
Ne kemi tifozët më të mirë të futbollit. Tifozët kuqezi janë ata që përmbledhin ekipin kombëtar. Tifozët shqiptarë janë më të paqtët, më të festivët, nuk krijojnë asnjë problem. Policitë vendase janë të gjithë shumë të kënaqur me tifozëritë shqiptare. Ë kështu befas në Tiranë tani thonë hajde t'i nxjerrim përjashta këta burrat se s'na duhen tani që t'i krijojmë serbëve një klimë sa më pozitive. Po pse duhet t'ia krijojmë këtë klimën pozitive? Sepse në fushë luhet me 12 veta. 11 janë në fushë dhe 12 janë këta që janë tifozët. Po pse çfarë të keqe ka po që se stadiumi do jetë zjarr? Mua ma kanë thënë shumë futbollistë të kombëtares ndër vite që ë kjo tifozeri e ka një gjë të veçantë nga tifozeritë e klubeve tjera, që e kanë me pasion dhe ekipin kombëtar. Nuk e duan kaq shumë ekipet kombëtare në Evropë, në botë. Po të shkosh ti Barcelona, tifozët e Barcelonës nuk shkojnë kurrë të shohin Spanjën. Nuk shkojnë sepse nuk janë shumë të lidhur me të.
Ne jemi shumë të lidhur sepse ky ekip kombëtar në këto vite i ka identifikuar, i ka bashkuar shqiptarët, i ka bërë një. Të gjitha janë teorikë e tjera janë politike. Për ekipin kombëtar jemi bashkë dhe pa asnjë kufij. Njëri është nga Presheva, njëri është nga Kumanova, një është nga Tetova, një është nga Prishtina, një është nga Suhareka, një është nga Tirana, një është nga Elbasani, një është nga Vlora.
Çfarë do të thotë kjo gjë? Kjo gjë do të thotë që këta njerëzit na përfaqësojnë ne dhe janë krenaria të gjithëve dhe ndaj kjo skuadra është dashuria më e madhe sportive që kanë shqiptarë", tha Shakohoxha në Dritare TV./L.F-dritare.net

















