Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës

Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij, sipas burimeve. Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator të vitit 2024, duke qëndruar për rreth 9 muaj në këtë detyrë.

Kush është Ermal Onuzi?
Ermal Onuzi ka kryer studimet e larta ushtarake në Itali, në “Akademinë Ushtarake, Modena” dhe në “Shkollën e Specializimit të Oficerëve, Torino” si dhe është diplomuar në Universitetin e Torinos për “Shkenca Strategjike”, Master Shkencor. Pas përfundimit të studimeve, nga viti 2003 deri në vitin 2005 ai ka qenë pjesë e Batalionit të dytë të këmbësorisë, Brigada e Reagimit të Shpejtë, me detyrën e Komandantit të Togës.

Ndërsa në vitin 2005, është emëruar në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas, në vitin 2009, është transferuar në Shërbimin Informativ të Shtetit, ku ka shërbyer në detyra të ndryshme. Në vitin 2022, është emëruar Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). Gjatë karrierës, ai ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në fushën e sigurisë, të kryera në institucione prestigjoze ndërkombëtare./K.C/dritare.net