Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmia tronditëse/ Arben Tafani rrëfen vrasjen e kushëririt të tij

Dëshmia tronditëse/ Arben Tafani rrëfen vrasjen e kushëririt


Në një dëshmi maratonë prej 11 orësh, i penduari i drejtësisë Arben Tafani ka rrëfyer me detaje të plota ekzekutimin e avokatit Adriatik Guri, i cili ishte edhe kushëri i tij.

“Të gjithë ishim të përfshirë në planin për ta vrarë,” tha Tafani gjatë seancës. Ai tregoi se kishte marrë një shtëpi me qira në Lushnjë, nga ku dhe planifikonin goditjen. “Unë e ruaja avokatin, ndonëse është kushëri im. Laerti donte ta vriste sepse e dyshonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Për më tepër, ata kishin kamera dhe kode të policisë që i mbanin nën mbikëqyrje,” tregoi ai.

Sipas dëshmisë, në shtëpi kishte ardhur Lulzim Arapi, i cili solli një pistoletë tip CZ me dy silenciatorë. “Unë i thashë se nuk mundesha ta vrisja sepse ishte kushëri, kështu që e la Lulzimin ta bënte.”

Tafani përshkroi edhe fazën e përgatitjes: “Shkuam edhe në fshatin Gjocaj për të parë vendin e veprimit, me makina me qira të marrë me patentë false. Kishim një garazh në Astir ku ruanim një Audi dhe një Benz me targa greke, të cilat do të përdornim për largim dhe mbulim. Pas vrasjes, Audi do ta digjnim.”

Në natën e krimit, sipas tij, u nisën rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe pritën avokatin deri në orën 8:00. “I gjuajta dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz. Audi nuk ndezi dhe u detyruam ta digjnim në vend,” tha Tafani.

Më pas, nga vendngjarja u larguan me makinën e viktimës, të cilën e braktisën në Rrogozhinë, duke marrë makinën tjetër për t’u larguar.

Ky rrëfim vjen në kuadër të bashkëpunimit të Tafanit me drejtësinë, i cili ka nisur prej disa muajsh. Seanca e radhës e dëshmisë së tij është caktuar për më 11 qershor./K.C/dritare.net