
Në fshatin e thellë dhe të qetë të Zhapokikës, ku natyra mbetet ende e paprekur dhe jeta rrjedh me ritmet e saj të qeta, prodhohet një nga llojet më të rralla e më kurative të mjaltit, ai i lofatës. I njohur për ngjyrën e tij të errët dhe vetitë shëruese, ky mjaltë përbën një thesar të vërtetë natyror për shëndetin, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Bletërritësi Alkest Shehu tregon për DritareTV për përvojën e tij me këtë produkt të çmuar dhe efektet e jashtëzakonshme që ai ka në trajtimin e problemeve të fytit, sidomos te fëmijët.
"Ne nuk marrim gjithmonë mjaltë lofate, është një mjaltë shumë kurativ, një mjaltë me ngjyrë të errët. Ne nga përvoja që kemi neve është i mirë për fytin, për grykët, për fëmijët. Kemi shumë klientë që e marrin vetëm për fëmijët për grykët gjatë dimrit. Domethënë në rast të fytit të acaruar mjafton të marrësh një lugë me mjaltë lofate dhe duket sikur ke pirë ilaçin më të fortë, ilaçin më të mirë. Aq efektiv është për grykët, për fytin.”, thotë bletërritësi në Zhapokikë, Alkest Shehu për DritareTV./K.C/dritare.net

















