
Si skenar filmash! Si i gjeti Erjon Alibej vrasësit e familjes së tij
Dritare.net
Në një dëshmi të bujshme të dhënë në gjykatën e posaçme, Erjon Alibej – i njohur edhe si "Krymi" – ka rrëfyer sesi, ndonëse në kërkim nga drejtësia, u vu personalisht në ndjekje të vrasësve të familjarëve të tij, duke përdorur metoda të pazakonta dhe duke shmangur çdo përballje direkte me autoritetet.
Masakra e ndodhur më 29 dhjetor 2018 në Bradashesh, ku u ekzekutuan vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, shënoi një kthesë në jetën e Erjonit. Ai vendosi të marrë drejtësinë në duart e veta, duke nisur hetimin paralel, pavarësisht se ishte vetë objekt hetimi.
Në dëshminë e tij, ai tregoi se nuk kishte përdorur makina luksoze, trupa sigurie apo pajisje të sofistikuara. Në vend të kësaj, për t’u kamufluar dhe për të vëzhguar personat që e ruanin ose afroheshin me makinë pranë banesës së tij, përdori një metodë gjeniale për të mos rënë në sy të policisë: maskimin si shpërndarës picash.
Dëshmia e Alibejt ka ndihmuar autoritetet të zbulojnë lidhjet midis grupeve kriminale në Elbasan dhe të kuptojnë më mirë mënyrën se si individët brenda këtyre organizatave operonin jo vetëm për trafik droge, por edhe për hakmarrje të egra e të mirorganizuar.
Dëshmia në GJKKO:
Shkoj te berberi, aty pashë Franc Çopjan, liman Idrizin. Nuk u futa në berberhane. U mendova dhe vendosa të shkoj bashkë me një djalë që me shoqëronte ta kap. Kur vajta, gjeta një turk duke u dridhur më tha ‘personi sa të pa iku nga frika, më dha 20 euro’.
Aty kuptova që pas meje ishin Çopjat dhe vendosa të iki nga Roterdami se u zbulova.
I kërkoj takim Suel Çeles dhe Kamber Mehas. I thashë të vijnë në shtëpinë time. Kamberi refuzoi se afër jetonin katunarët, që i thonë Çapjave. Më thanë takohemi te tregu. Nuk i thoja dot jo se dukej sikur kisha frikë.
Unë doja të dija kush ma vrau familjen. Shkova me Andi Zylyfin. Ka qenë errët. Te tregu ishte Marjo Çela, Kamer Meha me të birin. I thashë pse ke hedhur fishekzjarrë kur më vranë familjen. Ai ma mohoi. Ja tregova çfarë më kishin thënë për të Dorjan Duli dhe Genc Tafili.
Kishin marrë përgjimet që policia e Elbasanit më kishte bërë mua dhe e dinin planet qe unë bëja për të vrarë
Coli më tha ishte me Altin Docin në burg dhe lidhi kontakte që më pas u takuan me Dorian Dulin. Janë takuar me Talon e të tjerë. Në atë takim është kërkuar vrasja ime.
I kanë thënë Dorjan Dulit kërko sa të duash vetëm vrite Erjon Alibejn. Ardian Çollakun e kam pasur informator të besueshëm, ai ishte njeri i brendshëm i tyre. Njerëzit e mi i kam pajisur me telefona të enkriptuar. Nga Çollaku mësova kush është Dashnor Dumani dhe Nuredin Dumani. Më treguan për një grabitje që bënë në lagjen time në kala.
Kisha sistemin TIMS në dorë. Verifikova për gjithë Çopjat. Altin Ndocin, Dashnor Dumanin e të gjithë. Hyrjet e daljet në atë kohë të gjithë ishin në një ishull grek përveç Francit. Suel Çela mendonte që unë flija, po unë s’kam lënë gur pa lëvizur.
Sueli nuk ishte personi direkt pas vrasjes se Endritit (vëllai Alibejt), por indirekt po. Ngrinte alibi, por ne se bënim veten kurrë për 50 kg drogë.
Abedin Mama më thanë ka bërë një takim me Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në një lokal te stadiumi Qemal Stafa.
Kjo më bëri të dyshoj se në Elbasan hoqën dy drejtorë. Humba besimin te drejtësia. Mblodha informacione. Kur u arrestova ja tregova Leonard Palushit kush ishte pas vrasjes së vëllait. Në paraburgim takova prokurorin Ritvan Suka ja dhashë të gjitha atij i thashë bashko çështjet e familjes sime. Nuk doja të hyja në luftë se kisha familjen që i kishte sytë te unë.
Më kanë shkuar deri tek fëmija dhe vajza 2 vjeç dhe policia s’ka bërë asnjë veprim. I dha hapësirë kundërshtarëve të mi.
Motra mori një mesazh në FB, i thanë na vjen keq për vëllain, ta ka bërë Sandër Balla. Ky mesazh kishte qëllim të më turbullonte. I thashë motrës shko denoncoje.
Mbas 7 muaj vrasin djalin e dajës tim, Andi Zylyfin, 25 vjeç. Rrinte shumë afër familjes sime. Isha në shtëpi atë natë pavarësisht se isha në kërkim. Kisha investuar vetëm në mbrojtje dhe të merrja informacione. Pasi u vranë vëllezërit Balla kuptova që Çopjat ma vranë familjen.
Më erdhën dy makina poshtë shtëpisë duke ulëritur e festuar.
Në sy të policisë. Dilja në Elbasan me motor picash, kisha dy motorë picash të picerive me emër në Elbasan. Një Ford e gjej poshtë shpisë Regirs Runal. Dhe një makinë tjetër të Emiliano Ramazanit.
Rikthej kamerat dhe shoh që benzi kishte dalë nga shtëpia e Kamamit. U vetëdorëzova në polici, dola me arrest shtëpie. Isha i fokusuar te Talo Çela. Hodha fjalë që jepja lekë edhe për informacion.
Ai dinte gjithçka. Arjan Spahiu më thotë do takojmë Nuredin Dumanin sapo kisha dalë nga paraburgimi. Nuredini më tha që ti jep lekë për informacione për Talo. I thashë dua të të dëgjoj, më thotë që ekzekutimi është bërë nga Besmir Haxhia, Altin Ndoci me benz 4 fenersh. Unë e dija që ishte dhe Dashnor Dumani.
I thashë është gjuajtur nga 2 anët. Ka qenë dhe një makinë tjetër, më tha ka qenë Dorjan Shkoza.
I hapa telefonin një llogari në Sky dhe i tregova fotot e të gjithëve që kisha të dhënat që kisha grumbulluara.
Ai u çudit sa shumë unë kisha deri dhe shtëpinë e tij. I thashë i kam informacione, po këta janë me pagesë sepse hasmi im është në Dubai, Çopjat dhe Mikael Qosen. Unë dua Talon i thashë. Unë do punoj me Fesnik Qolin më tha e kam vëlla kemi pi gjak.
Më tha ta nisim nga Dorjan Shkoza ai kishte një servis dhe aty çmontonin makinat e atentateve. E kishte afër shtëpisë. Tha ta nis nga ai se Talo do e marrë vesh që e kam bërë unë dhe do vijë te unë. Me tha gjysmat e lekët 100 mijë euro donte për vrasje. Çunat i kam gati. Unë e kam regjistruar gjithë bisedën. Më shkruan Nuredini, pas ca kohësh më thotë vëlla iku i pari. I thashë kush? Më tha shiko lajmet. Shoh Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Emri i dytë s’më thoshte gjë.
Më tha Nuredini ‘he mo se nuk ishte kot dhe ai’. Nuredinit i dhashë lekët dhe armët që i mora nga një trafikant në Fresk me emër Hoxhaj se mbaj mend armët i mori Sandër Baho që ishte i plagosur dhe ja dha Arsen Precit, ai ishte vetëm shofer se dinte çfarë transportonte. I çoi deri në Durrës. Kur pyeta për makinën Nuredini përmendi Elio Bitrin, më tha e kishte siguruar te Çapjat në Elbasan. Makinën e dogjën te Bishti i Zhurit. Pastaj për një nipçe më vonë mora vesh që bëhej fjalë për Klevis Alla.
50 mijë eurot e tjera ja dhashë pas pak kohësh. Plus 100 të tjera për kapjen e Altin Doçit dhe Besmir Haxhisë./L.F-dritare.net

















