Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kombëtarja Serbe mbërrin në Tiranë. RENEA në gatishmëri të plotë

Kombëtarja Serbe mbërrin në Tiranë. RENEA në

Kombëtarja e Serbisë në futboll ka mbërritur sot në Tiranë rreth orës 13:40, në kuadër të ndeshjes që do të zhvillohet me Shqipërinë më 7 qershor. Ekipi serb u shoqërua nga forcat e policisë së shtetit dhe njësitë speciale RENEA gjatë gjithë itinerarit nga aeroporti i Rinasit deri në hotelin ku është akomoduar, pranë "Pallatit me Shigjeta".

Masat e sigurisë ishin të larta, por nuk është shënuar asnjë incident gjatë mbërritjes së skuadrës. Pas një pushimi disa orësh, kombëtarja serbe, nën drejtimin e trajnerit Dragan Stojković, do të zhvillojë një seancë stërvitore në "Arenën Kombëtare", në orën 18:00. Edhe kjo seancë do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Kjo është një ngjarje me rëndësi të veçantë sportive dhe politike, për shkak të marrëdhënieve të ndjeshme mes dy vendeve, ndaj autoritetet shqiptare kanë garantuar një prani të shtuar të forcave të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës dhe ndeshjes./K.C/dritare.net