Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria thyen rekordet. Rritja më e madhe turistike në Evropë për 2025!

Shqipëria thyen rekordet. Rritja më e madhe turistike në

Shqipëria kryeson listën e vendeve evropiane me rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë në tremujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej +136% krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë, sipas të dhënave të publikuara nga UN Tourism.

Raporti u prezantua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.

Lajmin e ka ndarë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Evropë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike! Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota. Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon.”

Shqipëria thyen rekordet. Rritja më e madhe turistike në

Rritja e fortë e flukseve turistike vjen si rezultat i një strategjie të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit, që synon jo vetëm tërheqjen e vizitorëve të huaj, por edhe ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit. Përveç Shqipërisë, në dhjetëshen e vendeve evropiane me rritjen më të madhe të turistëve janë përfshirë edhe Moldavia (+76%), Malta (+63%), Norvegjia (+50%) dhe Serbia (+48%).

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ky sukses është rezultat i promovimit të potencialeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, investimeve në infrastrukturë dhe mikpritjes tradicionale shqiptare që gjithnjë e më shumë po vlerësohet nga vizitorët e huaj./K.C/dritare.net