Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse harrojmë shpejt dhe si ta mbajmë mend më mirë informacionin e ri!

Pse harrojmë shpejt dhe si ta mbajmë mend më mirë

"Prisni, do ta kujtoj..." dhe pastaj nuk e kujtoni kurrë. Përse ndodh kjo? Sipas profesoreshës Ruth Gotian, kjo nuk do të thotë që nuk ju intereson apo po humbni mendjen, por që truri juaj është mësuar me mënyrën “kliko, prano, harro”. Ajo shpjegon pse e kemi kaq të vështirë të mbajmë mend informacionet e reja dhe jep këshilla për të ndaluar harresën.

Si ta ndalojmë harresën?
Në epokën e mbingarkesës me informacion, truri ynë përballet me një sasi të madhe të dhënash të papërpunuara dhe të njëpasnjëshme – gjë që nuk i jep kohë për përvetësim. Truri i njeriut nuk është krijuar për përthithje pasive, por ka nevojë për përfshirje aktive. Ja disa këshilla për të përmirësuar kujtesën:


1. Shkruani me fjalët tuaja atë që dëgjoni
Mos u mbështetni thjesht në shënime apo nënvizime. Përmbledhni atë që sapo mësuat dhe bëjeni këtë sa më shpejt, idealisht brenda një ore. Kjo ushtrim e detyron trurin të përpunojë dhe ripërpunojë informacionin, duke rritur gjasat që të qëndrojë në kujtesë.


2. Mendoni përpara se të kaloni tek informacioni i radhës
Përpara se të lexoni artikullin tjetër apo të hyni në takimin tjetër, ndaloni për një çast dhe pyesni veten:

Çfarë më habiti?
Si lidhet kjo me atë që tashmë di?
Kur dhe si mund ta përdor këtë informacion?
Këto momente reflektimi ndihmojnë në krijimin e lidhjeve të forta mendore që forcojnë kujtesën.

3. Zbatoni menjëherë atë që mësuat
Mënyra më e mirë për të ruajtur një informacion të ri është ta përdorni menjëherë:

Mësoni dikë tjetër.
Aplikojeni në punën tuaj.
Përdoreni në një projekt personal.
Aplikimi e zhvendos njohurinë nga ndërgjegjja afatshkurtër në kuptim afatgjatë, edhe një veprim i vogël ka ndikim të madh.

4. Përdorni teknologjinë
Edhe pse teknologjia shpesh kritikohet për shpërqendrimin që sjell, ajo mund të ndihmojë në përforcimin e mësimit. Mjetet e inteligjencës artificiale mund të përmbledhin mësimet që përvetësuat, t’ju bëjnë kuize ose t’ju kujtojnë që të përsërisni informacionin, pikërisht në kohën kur do të rrezikonit ta harronit. Këto mjete personalizojnë përsëritjen dhe nxisin angazhimin aktiv, çka është thelbësore për kujtesën afatgjatë./K.C/dritare.net