
Shqipëria në Tryezën e NATO-s/ Ministri Vengu në Bruksel për përgatitjet e Samitit të Hagës
Dritare.net
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua sot në Bruksel.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së vendimmarrjeve që do të merren në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.
Në një postim zyrtar, ministri Vengu u shpreh se takimi në Bruksel është një moment kyç për forcimin e koordinimit mes aleatëve dhe konsolidimin e sigurisë kolektive në përballje me sfidat e kohës.
Pjesë e axhendës së takimit janë edhe takimet bilaterale dhe shkëmbimet mes përfaqësuesve të vendeve aleate.
Ministria italiane e Mbrojtjes publikoi një deklaratë në rrjetin X, ku thekson se:
"Në Bruksel, takova kolegun shqiptar Pirro Vengu. Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga një miqësi e fortë dhe bashkëpunim i ngushtë, si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe në atë të Bashkimit Evropian."
Ky takim nënvizon partneritetin e qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë./L.F-dritare.net

















