
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për qarkun e Kukësit
E Enjte 5 Qershor 2025, 10:10
Dritare.net
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike (PD) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit.
Konkretisht, KAS pranoi kërkesat për:
-Shqyrtimin e të dhënave të operatorit postar DHL për votat e diasporës në Greqi.
-Raportin e audituesve teknicienë mbi procesin zgjedhor.
Ndërkohë, u rrëzuan kërkesat për:
Kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) me votuesit.
Vënien në dispozicion të regjistrave të posaçëm të çdo qendre votimi.
Kopjet e procesverbaleve të mbylljes së qendrave të votimit./K.C/dritare.net

















