Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ta marrësh valixhen më shpejt pas uljes nga fluturimi! Këshillat nga një punonjës i aeroportit

Si ta marrësh valixhen më shpejt pas uljes nga fluturimi!

Udhëtimi nuk përbëhet vetëm nga momente të bukura, por shpeshherë edhe nga pritje të gjata e të lodhshme në radhë, si para, ashtu edhe pas fluturimit. Dhe padyshim, të gjithë duam t’i shmangim këto momente sa më shumë të jetë e mundur. Një punonjës aeroporti na jep një këshillë të thjeshtë, por shumë të vlefshme: ja si ta shkurtoni kohën e pritjes për valixhen tuaj dhe të filloni të shijoni udhëtimin menjëherë!

Si ta marrësh valixhen më shpejt pas uljes nga fluturimi!
Ndiqni parimin “i fundit që hyn, i pari që del”
Nuk ka pse të nguteni për të bërë check-in sapo hapet sporteli. Jo vetëm që do të prisni gjatë në radhë, por valixhja juaj ka shumë mundësi të dalë ndër të fundit në rripin e bagazheve. Kjo ndodh sepse karrocat që mbajnë bagazhet ngarkohen nga përpara drejt mbrapa dhe futen në aeroplan në të njëjtën mënyrë.

Nëse bëni check-in ndër të fundit, valixhja juaj do të jetë ndër të fundit që futet në avion dhe kështu, ndër të parat që del në destinacion.

Mos merrni valixhe shumë të mëdha
Disa linja ajrore ndajnë bagazhet sipas madhësisë. Sendet më të mëdha zakonisht transportohen veçmas dhe shkarkohen të fundit. Pra, nëse nuk doni të prisni shumë gjatë për valixhen tuaj pas uljes, mendohuni mirë: ndoshta nuk është nevoja të merrni aq shumë gjëra me vete.

Si ta marrësh valixhen më shpejt pas uljes nga fluturimi!
Vendosni një etiketë “Fragile” (delikate)
Nëse punonjësit e aeroportit shohin një etiketë “Fragile” në bagazhin tuaj, ka shumë mundësi që ta ngarkojnë të fundit për të shmangur dëmtimet. Kjo do të thotë që valixhja juaj do të shkarkohet e para dhe do të dalë më shpejt në rripin e bagazheve./K.C/dritare.net