Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tronditje në Itali: Lirohet vrasësi i Falcone

Tronditje në Itali: Lirohet vrasësi i Falcone

Giovanni Brusca, një nga figurat më famëkeqe të mafies “Cosa Nostra”, është liruar nga burgu pas më shumë se 25 vitesh burgim. Ai njihet si njeriu që shtypi butonin e telekomandës që shpërtheu bombën në masakrën e Capacit, më 23 maj 1992, ku humbën jetën gjykatësi Giovanni Falcone, bashkëshortja e tij Francesca Morvillo dhe tre truproja.

Brusca, ka qenë përgjegjës për dhjetëra vrasje, përfshirë edhe rrëmbimin dhe vrasjen barbare të djalit 12-vjeçar të një dëshmitari të drejtësisë, Giuseppe Di Matteo, i cili u mbajt peng për më shumë se dy vjet për t’i bërë presion babait të tij të heshtte, dhe më pas u vra mizorisht.

Një bashkëpunëtor i drejtësisë – por a mjafton kjo?

Brusca është liruar në bazë të ligjit italian për bashkëpunëtorët e drejtësisë (“pentiti”), pasi ka ndihmuar autoritetet për të zbardhur aktivitetet e mafies siciliane. Ai përfitoi ulje dënimi duke ofruar informacione të rëndësishme për strukturen e “Cosa Nostra” dhe për krime të tjera mafioze.

Megjithatë, lirimi i tij ka ngjallur reagime të forta në publik dhe tek familjarët e viktimave. Maria Falcone, motra e gjykatësit të vrarë, ka deklaruar se ndonëse ky është një vendim që respekton ligjin, ai është "një grusht për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga dora e mafias".

Një plagë që ende nuk është mbyllur

Masakra e Capacit është një nga momentet më të errëta në historinë moderne të Italisë dhe simbol i luftës kundër mafies. Lirimi i Giovanni Brusca është kujtesë e dhimbshme për krimet e së kaluarës dhe për sfidat që drejtësia përballet për të balancuar dënimin, pendesën dhe bashkëpunimin me shtetin./L.F-dritare.net