Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Incidenti në KZAZ 30.Flet Sekretari, tregon si nisi sherri!

Incidenti në KZAZ 30.Flet Sekretari, tregon si nisi sherri!

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për ti larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Incidenti në KZAZ 30.Flet Sekretari, tregon si nisi sherri!

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”- tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti ./E.P-dritare.net