Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Iftari i parë i Muajit të Ramazanit bën bashkë politikën shqiptare!

Iftari i parë i Muajit të Ramazanit bën bashkë

Kreu i shtetit Bajram Begaj ka shtruar sofrën e parë të Iftarit, me nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Begaj ka ftuar për të çelur Iftarin figurat më të njohura të politikës shqiptare dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në darkën e parë të Iftarit ishin: kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Iftari i parë i Muajit të Ramazanit bën bashkë

Begaj postoi në Facebook disa foto nga darka. Ndërsa poston fotot ai shkruan:


"Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është një mundësi, në të cilën shqiptarët e besimit mysliman afrohen me Zotin nëpërmjet agjërimit dhe veprave të mira.

Dëshiroj t’i uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve. Ramazani është muaji i paqes, mëshirës hyjnore dhe solidaritetit ndërnjerëzor. Është muaji i mirësisë ku dalin në pah cilësitë më të mira të njeriut si përkushtimi, toleranca, durimi dhe dashuria për Zotin e njëri-tjetrin.

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit! Të keni paqe e begati në familjet tuaja!

Agjërim të lehtë e të pranuar!"/ K.C/dritare.net