
Familja denoncon të zhdukur ish-zv.drejtorin e AKSHI-t!
Dritare.net
Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shimën, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.
Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure, teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.
Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.
Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.
Policia po kryen sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohet se ndodhej Shima, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)./E.P-dritare.net

















