Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Idajet Beqiri: Tahiri u dënua si në dikaturë, gjyqtarët ishin të ndikuar!

Idajet Beqiri: Tahiri u dënua si në dikaturë, gjyqtarët

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Idajet Beqirit, Saimir Tahiri u dënua si në diktaturë dhe se nuk duhej të dënohej me burg, Avokati Idahet Beqiri shprehet se vendimi i gjyqtarëve për të dënuar Tahirin ishte i ndikuar.

“Apeli katandisin vendimin e shkallës së parë. Apeli ia pranoi pafajësinë e shkallës së parë për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, ia pranuan dënimin që është dënuar 5 vjet dhe i është ulur 1/3 e dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe i jepet dënimi 3 vjet e 4 muaj, por Apeli hoqi nenin 59, dmth hoqi kushtin, shërbimin e provës. Kjo duket që është e sforcuar, duket që vendimi ka ndikim nga brenda ose ndikim politik, pasi nuk mund t’i heqësh kushtin kur ai ka dy vjet shkon në shërbimin e provës. Kjo tregon që është një vendim i frikshëm, vendim që nuk tregon paanësinë e gjyqtarëve por tregon se ndikimi ka qenë aq i fuqishëm. Nuk na duhet në burg Saimir Tahiri, u dënua njësoj si në diktaturë.”, u shpreh Idajet Beqiri./Dritare.net