
Sulmi mbi Açkën, nga ballkoni i Berishës! Flasin Bardhyl Reso dhe Ermal Peçi!
Dritare.net
Bardhyl Reso nga SHBA-ja dhe Ermal Peçi të ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv folën për sulmin e djeshëm ndaj Flutura Açkës, nga Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi në Komisionin e Medias. Gazetari Peçi tha se sulmi ndaj Açkës ishte një mesazh i Bardhit dhe Nokës për Berishës që po i shikonte nga ballkoni. Ndërsa zoti Reso u shpreh se kjo ishte një dhunë skandaloze, politike, mafioze në vendin e punës, në ambientet e Parlamentit.
Ermal Peçi: Bardhi dhe Noka erdhën nga jashtë, nuk ishin pjesë e komisionit, me regji të koordinuar për të bërë këtë skenë të shëmtuar ndaj dy zonjave që po bënin punën e tyre. Kjo skenë ngjalli neveri në opinionin publik. Të gjitha ambasadat reaguan njëzëri për këtë skenë të turpshme që është edhe një skenë midis dy modeleve. Qytetarët sot gjendet midis dy modeleve, atë të Gaz Bardhit dhe Flamur Nokës, që çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin dhe pastaj harrojnë gjithçka për interesa personale dhe për t’i shërbyer një njeriu dhe modeli i Flutura Açkës dhe Merita Bakiut që jo vetëm kanë një karrierë profesionale, por nuk janë pengje të askujt. U sollën me maturi dhe qetësi dhe në çdo moment përdorën logjikën. Gjuha dhe sjellja e Bardhit dhe Nokës janë mesazh për t’i thënë Sali Berishës që: “ne jemi të besuarit e tu.” Ata po i thoshin Berishës që po i shikonte nga ballkoni: “Shikoje çfarë po bëjmë ne për ty! Ne po e vazhdojmë atë që ti kërkojë. Ne jemi këtu, për të qenë zëvendësuesit e tu."
Bardhyl Reso: Unë nuk dua ta shikoj këtë ngjarje vetëm si një fenomen që ndodhi dje. Unë dua ta analizoj këtë në vazhdimësinë e kthimit të parlamentit shqiptar, nga një vend ku duhet të bëhet diskutimi politik, vendi i fjalës së lirë, është kthyer në një parlament që bën shfaqje për t’u marrë akoma më shumë media me këta. Unë nuk fajësoj vetëm njërën palë, por edhe drejtuesit e parlamentit, që nuk vendosin rregull apo të mbyllin seancat. Rasti i djeshëm është i turpshëm. Një dhunë skandaloze. Ky dhunim në vendin e punës, në ambientet e Parlamentit është një dhunë politike, dhunë mafioze të njerëzve që janë të zhveshur nga çdo ndjenjë humanitare, sjellje dhe respekti kundër zonjave./K.C/dritare.net

















