
Historia e një qeleshebërësi që u bë i famshëm nga tavani i Berishës!
Dritare.net
Një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar në rrjetet sociale.
Shkak ishte reagimi i tij epik gjatë vizitës së Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës disa ditë më parë.
Teksa Berisha po i shpjegonte programin ekonomik, i tha se “do ulej tavani”, qeleshebërësi pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, dhe tha:“Ça tavani...?!”.
Gazetari dhe fotoreporteri britanik Robert Hackman i cili nisi ciklin e tij të emisioneve për Shqipërinë turistike, në Dritare TV kishte lënë takim prej kohësh me qeleshpunuesin në Pazarin historik të Krujës.
Dhe ja çfarë mësoi ai për qeleshet në punishten e Ndriçim Gunit.
Qeleshja është një kapele leshi e bardhë që daton nga koha ilire dhe tregon rezistencën dhe krenarinë e identitetit shqiptar. Dikur e zakonshme në pjesën më të madhe të Ballkanit, tani e gjen kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, me variacione rajonale në formë.
-Kjo që prodhojmë ne këtu është e vetmja qeleshe tradicionale që i ka mbijetuar tregut të ri.
Ndaj mendova t’ju tregoja shikuesve tanë qeleshen dhe sa e rëndësishme është për shqiptarët dhe se sa të rëndësishëm jeni ju, për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare, për të trashëguar këto aftësi.
Ndriçimi e mësoi këtë zanat nga babai i tij, i cili mësoi breza me radhë. Ai e ka trashëguar këtë traditë te djali i tij, Adriani, i cili ndan me Dritare TV pasionin e tij për të ruajtjen e qeleshes.
Çfarë procesi po bëni tani? Mund të më tregoni si bëhet një qeleshe?
Për të bërë një qeleshe duhen më shumë se 12 procese pune. Edhe më shumë sepse ne duhet të gjejmë materialin së pari, duhet ta pastrojmë, ta lajmë në shtëpi, ta përgatisim përsëri dhe ta dërgojmë në tiranë për ta përgatitur në një makineri kopshtarie. Dhe më pas ta marrim dhe ta përpunojmë në punishten tonë. Këtu nis puna për 12 proceset e bërjes së qeleshes.
Rezultati është i mrekullueshëm. Ia vlen gjithë puna e bërë për rezultatin final.
Procesi i parë bëhet këtu pas meje që realizohet përmes një harku.
Është si një hark prej druri me një shtizë në fund.
Kjo bëhet për të minimizuar dëmet ndaj leshit
Është një punë intensive apo jo? Dhe e lashtë?
Po, është një teknikë shumë e lashtë dhe shumë e mirë.
Jam i sigurt që nuk ka ndryshuar që kur është bërë qeleshja e parë, shekuj më parë.
Ky instrument që ju shikoni këtu është përreth 180 vjet i vjetër.
Uau! Pra ai instrumenti që ju përdorni për të bërë qeleshe është 180 vjet i vjetër. Është mjeti që e kanë përdorur paraardhësit tuaj në familjen tuaj për të bërë qeleshe. Kjo është e mrekullueshme.
Më tregoni pak, çfarë po bëni tani aty?
Tani po heq sapunin nga materiali. Kjo është gjysma e një procesi.
Sapuni ndihmon për të mbajtur të lidhur leshin?
Po, pa sapun leshi në qeleshe hapet, nuk është uniform.
Tani Robert ne do të marrim leshin nga këtu, procesi i parë ka përfunduar.
Kaq lesh duhet për të bërë një qeleshe?
Po, kaq mjafton.
Më shumë duhet për të bërë një qeleshe për madhësi më të madhe.
Është e pabesueshme që ky lesh do të kthehet në një qeleshe.
Tani me këtë mjet ne duhet të shtypim leshin.
Është ky mjet i trashëguar në familjen tuaj?
Po edhe ky mjet është shumë i vjetër.
Më i vjetër se mjeti tjetër?
Jo jo, i përkasin të njëjtës periudhë, pothuajse.
Tani po nis të marrë formë.
Dhe nga ana tjetër.
Uroj që të mos e shkatërroj, do të duhet ta nisësh nga e para.
E çuditshme, unë nuk bëj të njëjtën zhurmë si ti.
Duhet ta bësh më fort.
Ndriçim si të duket? Mirë apo keq?
Mund të shikojmë tani ç’kemi bërë?
Shumë mirë duket.
Oh faleminderit.
Tani Robert dua të tregoj fazën e parë të bërjes së një qelesheje. Ky është procesi më i bukur.
Marrim këto dy shtresat që kemi bërë më herët dhe nis t’i jap formë.
E kam bërë për shumë vite këtë punë dhe e di mirë.
Që kur ishte i vogël?
Po, që atëherë.
Kur vë një qeleshe, ti tregon se nga vend je. Është një tregues për krenarinë e origjinës tënde.
Po t’i shikohen në pamje të parë duken të njëjta, por nuk është e njëjta formë. Kjo është e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës, kjo është e qytetit tim.
Unë kam një koleksion me qeleshe në shtëpi, që e kam blerë te Ndriçimi vite të shkuara, por fatkeqësisht kam humbur një pjesë të identifikimit për disa prej tyre kështu që do të pyes Indritin të më ndihmojë t’i identifikoj.
Mendova se i kisha të gjitha por duke folur me Ndriçimin, kuptova se ka disa lloje qeleshes që unë nuk i kam, por dua t’i kem të gjitha. Kështu që duhet t’i plotësoj të gjithë ato boshllëqet duke marrë disa të reja sot. Kam një të Shkodrës, ku do të shkojmë nesër. Me gjasë do ta mbaj vënë qeleshen kur të shëtis nëpër qytet. Ka disa lloje këtu të qelesheve që unë nuk i kam. Ndriçimi do t’i gjejë të gjitha.
Ndriçim këto janë dy fotografi kur të takova për herë të parë shumë vite më përpara.
I solla dhuratë këto dy fotografi Indriti, por reagimi nuk ishte ai që prisja. Kur unë i bëra këtë fotografi, babai i tij ndërroi jetë. Lidhja e thellë mes babait dhe djalit, mësuesit dhe nxënësit, duket qartë në heshtjen e tij.
Të shikosh se si bëhet një qeleshe në mënyrë artizanale të trashëguar që prej lashtësisë, është si të jesh ti pjesë e historisë./E.P-dritare.net

















