Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Historia e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt u zbulua skulptura e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Leotrim Ahmeti, 7 vjeç vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Në zbulimin e skulpturës ishte sot edhe nëna e Loetrimit e cila pak kohë më parë tregoi në një intervistë historinë e të birit.

Historia e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë

Leotrimi i vogël u dëmtua rëndë pasi shpërtheu granata e forcave serbe në oborrin e shtëpisë së tyre dhe copat e saj ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, nga Rrezalla e Skenderajt, gruas së Malushit, dëshmorit të Kosovës.

““Granata ka rënë në oborr, një granatë e ka rrok djalin në bark, çika (fatmirja), duke më thënë hajde nanë dalim, goditet nga granata në të dyja këmbët dhe ende i ka copëzat e granatës në këmbë, një vajzë pesë vjeçare e familjes së gjerë, Vjollca, ka vdekur në oborrin tonë, pasi i ka ra granata. Një granatë tjetër ka rënë në oborrin e kunatit dhe djalit të kunatit ia ka dëmtuar fytyrën”, tha ajo në një intervistë para disa kohësh.

Nënë Shukrija thotë se ende i ka të freskëta britmat e djalit prej dhimbjes së çarjes së barkut.

“Isha në një situatë që nuk dija çfarë të bëja, në njërën anë djali me barkun e çarë, në anën tjetër vajza, e cila nuk mund të ecte dhe në anën tjetër djali i kunatit me dëmtime të rënda në fytyrë dhe me pjesën e nofullës së hequr. Nuk e di kush na ka marrë dhe larguar. Rrugës duke u larguar më mbetën djemtë e tjerë dhe koka më mbeti pas. Leotrimi më ka thirrë: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku’, kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë’”, thotë nënë Shukrija.

Historia e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë

Në Gradice pas dhënies së ndihmës mjekesore, djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë. Tetë muaj pas vrasjes së Leotrimit, në vijën e parë të frontit të luftës, heroikisht ra edhe babai i tij, komandant Malush Ahmeti./K.C/dritare.net