
Halit Valteri: Sot t'i jepet fund rrugëtimit të Ilir Metës, e nesërmja pa një president që na turpëron!
Dritare.net
Ilir Meta mund të bëhet presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Kuvendi është mbledhur sot në seancën plenare ku do të votohet raporti i Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin ekstrem edhe pse Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.
Deputeti Halit Valteri në seancë ka thënë se sot duhet t'i jepet fund karrierës së Metës.
"Ilir Meta është personazhi politik i ka marrë gjithçka vendit tonë. Gjithçka i ka dhënë Shqipëria Ilir Metës. Dhe shqiptarët presin sot që rrugëtimit të Ilir Metës t'i jepet fund. Unë e imagjinoj të nesërmen pa një president që na turpëron. Ky na shndërron në një "imbesil" në sytë e botë. Shqiptarët presin sot që t'i shërbejmë atyre", tha Valteri./dritare.net

















