
GJKKO jep masat për 24 të ndaluarit për abuzimet me tenderët e Universitetit Bujqësor
Dritare.net
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat ndaj 24 të arrestuarve me urdhër të SPAK-ut, për skandalin me tenderët në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 24 arrestuarit janë zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë, edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tenderë. Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 900 mijë eurosh. SPAK-u thotë se zyrtarë të UBT-së në bashkëpunim me biznese frynin tenderët dhe përfitonin paratë.
Masat!
Arrest me burg është dhënë ndaj:
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, - drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga - Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' - “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste). Vendimi për këtë të fundit mbetet i paekzekutuar pasi ndodhet jashtë shtetit.
5 të tjerë janë lënë me masën "arrest në shtëpi" dhe 14 në "detyrim paraqitje".

















