Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pse fute përsëri Jozin dhe G Banin? Si i përgjigjet Gjesti, Rozanës

Pse fute përsëri Jozin dhe G Banin? Si i përgjigjet Gjesti,

Gjesti dhe Rozana kanë diskutuar në lidhje me hyrjen e ish-banorëve, G-Bani, Jozi dhe Amber. Banorja e ka pyetur Gjestin se pse vendosi t’i rikthente sërish Jozin dhe G Banin pas zarfit nga ‘valixhja e tundimeve’ edhe pse ata dolën me zarf të zi.

Pjesë nga biseda:


Rozana: Përveç Amberit që nuk ke patur ndonjë marrëdhënie të keqe, G Banin dhe Jozin, po më shumë Jozin me të gjithë atë që të bëri ty. Që ti e di që unë të kam qëndruar shumë afër, që të kam mbështetur në atë që bëri Jozi dhe i jam turrur edhe njerëzve të tjerë. Si e bëre ti këtë që e fute në shtatëshe? Për çfarë?

Gjesti: Për ta nxjerrë jashtë sërish.

Rozana: Atëherë bie në kontradiktë me atë që bëre me Gertën që the se bëra gabim që e ktheva brenda sërish pasi e ktheve. Pra ti po përsërit gabimet e tua?

Gjesti: Bëra gabim? Bëmë gabim në lojë të gjithë sepse lojtari ishte jashtë.

Rozana: Po këto ku ishin? A ishin jashtë?

Gjesti: Po, por kjo është e imja.

Rozana: A e di çfarë të ka bërë Jozi ty? E mban mend?

Gjesti: Po, e di shumë mirë. Pse ia fala? Jo, nuk ia kam falur.

Rozana: Pse e solle? Çfarë do ti bësh G Banit? Doli jashtë me zarf të zi.

Gjesti: Edhe ti si Gerta po ma bën, po do të të tregoj lojën time? Ku është problemi tani?/K.C/dritare.net