
Dumani: Krimi i organizuar shqiptar po preferon transaksionet me kriptomonedha! Kemi hetuar edhe..
Dritare.net
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se krimi i organizuar shqiptar po preferon tani transaksionet me kriptomonedha.
Ai deklaroi në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen se deri tani janë sekuestruar 10 milionë euro në kriptomonedhë.
“Hetim financiar mund ti themi edhe gjurmimit të kriptomonedhave me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin, subjektet e krimit të organizuar shqiptar i preferojnë shumë kriptomonedhat në transaksionet e tyre. Ne për herë të parë në 2024 kemi pasur një hetim të suksesshëm ku sekuestruam 10 milionë euro në kriptomonedha. SPAK ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në hetimin e këtij rasti”, tha Dumani.
Sipas tij “Sa i takon pastrimit të parave kemi rritur numrin e çështjeve të hetuara. Kemi një çështje në hetim që është finalizuar me arrestimin e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Një krim shumë i përhapur kohët e fundit dhe shumë i vështirë për tu hetuar, por falë bashkëpunimit me agjencitë amerikane, u konkludua me arrestimin e personave përgjegjës.
Për herë të parë në 2024 kemi hetuar edhe dy organizata kriminale. janë dy rastet e para që SPAK i procedon. Organizatat kriminale janë shkalla më e lartë e krimit të organizuar”./E.P-dritare.net

















