
Trekëndësh brenda BBV?Jul Deda: Egli duhet të dalë vetë nga shtëpia!
Dritare.net
Aktori i njohur Jul Deda ishte i ftuar në studion e “Wake Up” ,ku ndahu mendimin e tij mbi lojën e banorëve të këtij edicioni. Deda u pyet se si e sheh trekëndëshin Egli-Gjesti-Rizarta, nisur edhe nga debati i ndodhur mbrëmjen e kaluar. Juli tha se Egli nuk duhet të shohë Rizartën si kërcënim, pasi nëse është e kundërta atëhere ajo duhet të lërë vetë shëpinë e “Vëllait të Madh”.
‘‘Egli është njeriu më i amulluar aty. U tha dje që ka rënë dakord për lojën që kanë bërë me Gjestin.
Ata nuk i kanë hyrë në krevat njëri-tjetrit në aspektin intim, vetëm kanë fjetur bashkë. Donin të ndërtonin një trekëndësh të paqenë për t’i shërbyer atyre.
Ajo që nuk kuptoj është se pse u bë kjo lojë për t’i nxjerrë fytyrën Rizartës? Nëse Egli e sheh si kërcënim Rizartën që ka 4 ditë brenda, atëherë duhet të dalë vetë nga shtëpia.
Eglin e shoh të paqëndrueshme dhe më vjen shumë keq. Është e artikuluar, por dashuria t’i verbon sytë. Në BBV është dhe provokim, është dhe lojë.
Nëse është e dashuruar, nuk duhet të ishte kaq shumë e dhënë. Duhet të ruajë dinjitetin e vet. Njeriu dashuron brenda ‘enës’ së vet.", tha ai./K.C/dritare.net

















