Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi për fitoren e PD më 11 maj!

Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi për fitoren

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme. Kreu demokrat Berisha tha para deputetëve se, “është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, e cila nuk është parë ndonjëherë që nga viti 1991”.

Për të gjithë angazhimin e drejtuesve qëndrorë dhe lokalë të PD në takime intensive, të frytshme me emigracionin dhe diasporën në Europë dhe në botë.

Si dhe për punën që po bëhet me strukturat e PD në të gjitha qarqet e vendit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Mendoj se puna që keni bërë dhe po bëni është shumë e vlefshme, shumë e rëndësishme për fitoren e PD.

Është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, e cila nuk është parë ndonjëherë që nga viti 1991.

Disa kohë më parë, duke bërë analizën e disa elementëve, unë krijova bindjen se ka disa ngjashmëri, sado që Shqipëria e vitit 2025 me Shqipërinë e vitit 1991 është vite drite larg, përsëri ka ngjashmëri të dhimbshme midis asaj periudhe dhe kësaj periudhe.

Ngjashmëritë janë thjesht, së pari ka kërcënim të lirisë.

Ka një agresion ndaj opozitës, arrestime, burgosje, marrje mandatesh. Këto nuk ishin në vitin 1991. Nuk na burgosnin drejtuesit kryesorë, pavarësisht se i kishin të gjitha mundësitë, por këtë nuk e bënë.

Kurse Edi Rama në traditën e diktaturës së etërve të tij, nuk ndalet para asgjëje.

Po kështu marrja e mandateve, burgosja e deputetit.

Pra, të gjitha këto kanë zgjuar në mendjen e njerëzve të shkuarën e hidhur të atyre që e kanë përjetuar.

Tek të tjerët, jetojnë në vende të lira dhe e shohin që nuk ka...

Imagjinoni emigrantët në Itali, sikur të shihnin tre liderët e opozitës, dy në arrest, tjetri në ndjekje penale.

Apo në Gjermani apo në vendet e tjera.

Kështu që kjo ngjashmëri...

Dhe së dyti, varfëria ekstreme. Shumë herë më e madhe se ç’ishte, çka përbën një barrë edhe shpirtërore, edhe materiale, edhe ekonomike për të gjithë emigracionin dhe diasporën tonë.

Në qoftë se Shqipëria nga viti 2013 deri në vitin 2025 do kishte ndjekur trendin e rritjes së rrogave, sot pensionisti nuk do merrte në Mal të Zi 450 euro, do merrte në Shqipëri 450 euro.

Sot rroga minimale në Shqipëri nuk do ishte 400 euro, por do ishte sa ç’është në Rumani, 800 euro.

Pra, mirëpo kjo është një barrë, sepse këta njerëz detyrohen të çojnë njerëzve të tyre në shtëpi për të blerë kafshatën, për të blerë ilaçet.

Pra, janë këto dy faktorë, mendoj unë, që kemi konstatuar këtë frymë të fuqishme vullneti për ndryshim në Shqipëri./E,P-dritare.net