
Aktorja e famshme amerikane Michelle Trachtenberg është ndarë nga jeta në moshë të re. Ylli i cili njihet për rolet në "Buffy the Vampire Slayer" dhe "Gossip Girl" u gjet e vdekur në shtëpi, në Nju-Jork, tha policia të mërkurën.
Policia thotë se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërsa Ekzaminuesi Mjekësor i Nju-Jorkut po heton më tej.
Trachtenberg u shfaq në "Buffy" duke luajtur Dawn Summers, motrën më të vogël të personazhit të luajtur nga Sarah Michelle Gellar midis 2000-shit dhe 2003-shit. Ajo ishte në "Gossip Girl" midis 2008-ës dhe 2012-ës, duke luajtur Georgina Sparks.
Adhuruesit e filmit mund ta njohin Trachtenberg për filmin e vitit 2005 "Ice Princess", por hyrja e saj e parë e madhe në Hollywood erdhi në vitin 1996, duke luajtur në adaptimin e filmit "Harriet Spy"./K.C/dritare.net

















