Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si thirri salla "Beleri tradhtar" në mitingun e Berishës! Flet dëshmitarja nga Athina!

Si thirri salla "Beleri tradhtar" në mitingun e Berishës!

Agentina Pacani jeton prej shumë vitesh në Athinë. Së fundmi ajo ishte në mitingun e Sali Berishës dhe erdhi në DritareTV të tregojë se si e panë shqiptarët e Greqisë këtë takim. Për Agetinën, në stadiumin, afër shtëpisë së saj, kishte shumë pak shqiptarë të Greqisë, shumica ishin simpatizantë të Berishës të ardhur nga Shqipëria. Një moment pikant në këtë miting, që për Agetinën ishte zhgënjyes, ishte futja e Fredi Belerit në sallë dhe thirrjet “tradhtar” nga pjesëmarrësit në miting.


“Unë jetoj në Athinë edhe shkova në takimin e Berishës vetëm sepse po mbahej në stadiumin e lagjes ime. Ky takim ishte thjesht një zhgënjim dhe kuptova në kaq kohë në politikë, Berisha nuk ka çfarë jep më për shqiptarët. Në atë takim nuk kishte më shumë se 500 pjesëmarrës, shumica si ne që nuk duartrokisnin fare. Gjithë këto vite Berisha nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë. Ai nuk është demokrat, ai i ka vrarë djemtë e rinj që kanë dashur të ngrenë demokracinë për të ardhur vetë aty. Një moment pikant ishte ardhja e Fredi Belerit në sallë. Kur kaloi Beleri, salla thirri në gjuhën greke: tradhtar, tradhtar. Mirë bëri që nuk mbajti fjalim Beleri se nuk do e kishte kaluar aq lehtë.”, tha Agetina në DritareTV./K.C/dritare.net