Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i Veliajt/ Rama: I paligjshëm. Një kambanë që bie për gjykatësit

Arrestimi i Veliajt/ Rama: I paligjshëm. Një kambanë që bie

Gjatë takimit me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, kryeministri Edi rama folo edhe një herë për burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

"Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Dhe mjafton të lexosh vendimin e Strasburgut për të kuptuar se sa shumë nga këto arrestime të paligjshme do t’i paguajë nesër taksapaguesi shqiptar në formën e dëmshpërblimit. Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë? Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër. I ke ngrit një akuzë si i dyshuar. Po ata 250 mijë njerëz që kanë votuar ca janë, ata apo janë kot po një kontratë me këtë milet që duhet ta zbatojë kur je i zgjedhur e kush duhet ti ndjek 1 mije e një punët prokurori apo Noci. Ne ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces. Thoshin e bëri Amerika. Po tani? Nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK-un dhe gjykatën speciale larg duarve të ‘bufit të kënetës’, bufi tha do ta shkri SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim.", tha Rama./K.C/dritare.net