
Strasburgu i dha të drejtë, Braçe rrëfehet për Thoma Gëllçin: Pas 4 viteve, arrestimi i paligjshëm, SPAK duhet të reflektojë
Dritare.net
Deputeti socialist Erion Braçe ishte sot në Report Tv ku foli ndër të tjera edhe për çështjen e Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH, të cilit GJEDNJ e Strasburgut i dha të drejtë për paraburgimin e paligjshëm ndaj tij të vënë nga SPAK.
Braçe rrëfeu për Arbër Hitajn në 'Studio Live', se si ndodhi arrestimi i Gëllçit i cili u dorëzua vetë dhe me aktin që akuzohet i kurseu lek shtetit shqiptar dhe nuk futi asnjë qindarkë në xhep.
'Zoti Gëllçi nuk ka marrë pafajësi. Beteja e tij është në vijim. Ajo që ka vendosur Stasburgu, arresti me burg, zoti Gëllçi ka bërë paraburgim më shumë se 3 muaj. I është zgjatur koha e vendosur me ligj për kryerjen e hetimeve. Është gjykuar edhe zgjatja e hetimeve pa prova. Është vendim drejtësie. Prisja një reflektim nga autoritetet që kanë marrë në shqyrtim çështjen, SPAK, GJKKO, ILD. Është gjykuar standardi i tyre i arrest me burg të zotërisë. Mendoja se në harkun e dy ditëve dikush nga këto autoritete duhet të kishin thënë diçka, reflektuar.
Nuk është një numër Thoma, një i paraburgosur. Është qenie njerëzore ai, ka dinjitet. Ka liri dhe të drejta themelore. Janë cenuar. E rëndësishme që kush shkel ligjin të mbahet përgjegjës por në respekt të lirive themelore të tij. E njoh çështjen me detaje që ku u arrestua. Ishte 20 minuta larg kufirit, në shtëpinë e tij në Kolonjë, nuk tentoi fare. foli me zv drejtorin e policisë së shtetit, ku të dorëzohet. Shkoi vetë në policinë e Ersekës. Pastaj e çuan në Korçë, pastaj në Tiranë, mbaroi nafta në Prrenjas e pagoi vetë. Iu bind urdhrit arrest me burg.
Tani 4 vite pas arrestit, rezultoi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Si mund të heshtet për këtë gjë? E kisha mik, i detyrohem ai më ka bërë gazetar. Nuk kam thënë një gjysëm fjale. Nuk kam folur publikisht. Kisha votuar për reformën në drejtësi. Kam bërë një gabim që nuk kam folur që ditën e parë. Zotëria nuk më kërkoi kurrë, më kërkoi nga burgu një bluze të Partizanit. Tani i takon institucioneve të flasin dhe të reflektojnë. Nuk i bëj përgjegjës. Skam ndër mend ta bëj, do respektoj gjykatën. Por ka një vendim të GJEDNJ, çfarë duhet të bëjnë, mendoj se duhet të reflektojnë. Përndryshe ça kuptimi ka?"/shqiptarja.com

















