Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emigrantja: Ne u mësojmë fëmijëve shqip, vijnë Beleri e Dule me Berishën na flasin greqisht

Emigrantja: Ne u mësojmë fëmijëve shqip, vijnë Beleri e

Agentina Pacani jeton prej shumë vitesh në Athinë. Së fundmi ajo ishte në mitingun e Sali Berishës dhe erdhi në DritareTV të tregojë se si e panë shqiptarët e Greqisë këtë takim. Ne na përbuzën, tha Agentina, ndërsa tregon se Beleri dhe Dule folën greqisht para shqiptarëve.

"Ne u përbuzëm në atë miting. Berisha nuk hyri i pari. Në fillim hyri në stadium Beleri për të parë çfarë reagimesh do të kishte në sallë, edhe pastaj hyri Berisha. Mbase Beleri do kishte ndonjë fjalim, por kur e thirrën “tradhtar” në greqisht, u tërhoq. Doli Dule foli. Ne jemi munduar t’u flasim dhe mësojmë fëmijëve shqip, vijnë Dule e Beleri dhe flasin greqisht. Mua më duket sikur fëmija im po shkon te komshia dhe po flet keq për familjen tonë. Çfarë pret ai se unë do ta bëj kryeministër? Në këtë rast e kam për Berishën, Dulen, Belerin, Gjekmarkajn që vijnë vetëm për të folur keq për Edi Ramën.", thotë emigrantja./K.C/dritare.net