
GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin Alqi Bllako!
E Martë 11 Mars 2025, 14:02
Dritare.net
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njëherazi edhe ish-deputeti i PS, Alqi Ballako dënohet me 4 vite burg nga GJKKO për inceneratorin e Tiranës. Bllako përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do kryejë 2 vite e 8 muaj burg.
GJKKO shpall fajtor Bllakon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos./E.P-dritare.net

















