Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Nëse nuk votoni fuqishëm PS më 11 maj, harrojeni integrimin në BE!

Edi Rama: Nëse nuk votoni fuqishëm PS më 11 maj, harrojeni

Kryeministri Edi Rama është shprehur se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian mund të mos ndodhë nëse më 11 Maj Shqipëria nuk voton fuqishëm PS-në.

“Nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga BE kemi marrë 630 mln euro, duke u bërë anëtarë marrim mbi 1 miliardë çdo vit. 300 mln vetëm për bujqësinë çdo vit. E gjitha kjo mund të mos ndodhë, nëse më 11 Maj Shqipëria nuk voton fuqishëm PS-në dhe për të vazhduar një proces që është një punë e përditshme.

Parafytyroni sikur më 11 Maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri të lëkundet dhe ata të thonë ore më fal ça bëhet, me kë do të punojmë. Mjafton një rrëshqitje 6 mujore dhe nuk arrihet më gjëja. Kemi qenë gati për të hapur negociatat më para, por nuk ishin ata gati.

Na “thoshin këtu e keni vendin, por duhet të bëni durim”. Sot keni në tavolinë kalendarin, na kanë thënë mbyllni negociatat deri në 2027 dhe ne do ju marrim në shtëpi. Të gjitha janë vogëlsira në raport me këtë, bëhet fjalë për të marrë pasaportë të re, nuk do të jetë më Republika e Shqipërisë, por Bashkimi Europian Republika e Shqipërisë.

Nuk do të keni më kontrolle në aeroport, do hymë njësoj me francezë e gjermanë, njësoj të barabartë, si mund të lihet kjo për tifozllëk, jo jam me PD, jo me PS, jo më Kujtim Gjuzin, përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër, ata të tjerët s’kanë asgjë”, u shpreh kryeministri Edi Rama sot në takimin me socialistët në Kavajë./L.F-dritare.net