Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aulon Naçi zgjidhet në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Aulon Naçi zgjidhet në krye të Teatrit Kombëtar të

Aulon Naçi është zgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Përzgjedhja u bë nga një juri, përmes një procesi konkurrimi platformash, të zyrtarizuar me miratim nga Këshilli i Ministrave, njofton Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Naçi ka një karrierë të pasur dhe të spikatur në fushën e muzikës dhe kompozicionit. Ai ka përfunduar studimet në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine, Itali, duke u diplomuar me maksimumin e notave dhe me titullin nderi. Më pas, ka vazhduar specializimin në Belgjikë, si asistent lektor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit për një vit.

Veprat e tij janë interpretuar dhe pritur me entuziazëm në një gamë të gjerë vendesh, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Austrinë, Greqinë, Kanadanë, Holandën, Belgjikën, Rumaninë, Slloveninë dhe shumë të tjera.

Ai ka udhëhequr artistikisht aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të njohur të panoramës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ansamble dhe solistë. Disa nga bashkëpunimet më të njohura janë me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe solistët e Orkestrës së “Teatro Alla Scala”./L.F-dritare.net