Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agron Malaj në listën e PS për deputet, komandohet kryebashkiaku i ri i Matit

Agron Malaj në listën e PS për deputet, komandohet kryebashkiaku

Këshilli i Bashkisë së Matit mbajti një mbledhje ditën e sotme, ku miratoi unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj. Malaj do të jetë pjesë e listës për deputet nën siglën e PS në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 19 nga 21 anëtarë. Pas miratimit të dorëheqjes, këshilli votoi për dy zv.kryetarët Myslym Zeneli dhe Flutura Biba. Zeneli u zgjodh kryetar i komanduar me 17 vota./L.F-dritare.net