Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjenden ADN e autorëve të atentatit në Lundër

Gjenden ADN e autorëve të atentatit në Lundër

Grupi hetimor ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, mes të cilëve dy të mitur. Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet po avancojnë falë provave të siguruara në vendngjarje dhe analizave laboratorike të kryera mbi to.

Pas ekzaminimeve të para, në vendin e ngjarjes janë gjetur objekte të rëndësishme si çanta, doreza dhe pinca, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të prerë telin e rrethimit dhe për t’u fshehur në zonë. Nga këto objekte janë përfituar gjurmë të ADN-së mikse, të cilat aktualisht po krahasohen me të dhënat e databazave kriminale.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për disa ditë para atentatit, pasi dyshohet se autorët kanë lëvizur me motor për të studiuar terrenin.

Gjurmët biologjike dhe materialet e tjera të sekuestruara mund të jenë kyçe për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të atentatit./L.F-dritare.net