Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Pas orëve të mesditës, në këto zona, parashikohen që vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det të forcës 3 deri në 4 ballë.