Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Gjermani për forumin “Berlin Global Dialogue”, së bashku me Ursula von der Leyen!

Rama në Gjermani për forumin “Berlin Global Dialogue”,

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit i zhvilluar në Londër më 22 tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tashmë ka udhëtuar drejt zemrës së Gjermanisë, Berlin.

Shefi i qeverisë do të marrë pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Rama është i ftuar së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen, dy folësit e sesionti përmbyllës të forumit.

“Berlin - Në Berlin Global Dialogue (BGD) - forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes - ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkroi Rama në postimin e tij ditën e djeshme.

Forumi ‘ Berlin Global Dialogue’ (BGD), trajton këtë vit temën "Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë".

BGD 2025 do të ofrojë një platformë për udhëheqësit nga biznesi, qeveria dhe akademia për të zbuluar mundësi të përbashkëta, për të krijuar partneritete të reja dhe për të krijuar besim në një botë shumëpolare. /E.P-dritare.net