
Fotot/Stadiumi i Barit, simbol i eksodit shqiptar!
E Shtunë 6 Shtator 2025, 10:10
Dritare.net
Pas mbërritjes së anijes “Vlora” në Itali në gusht 1991, mbi 20 mijë shqiptarë u zbarkuan dhe u futën në stadiumin e Barit.
Për disa ditë, fusha u kthye në kamp strehimi, me mijëra burra, gra e fëmijë të mbajtur aty nën masa sigurie.
Kushtet ishin të vështira, tensioni i madh, dhe shumë prej tyre mbetën aty pa shpresë. Pas debateve mes autoriteteve lokale dhe qeverisë italiane, u vendos që shumica e emigrantëve të ktheheshin në Shqipëri.
Stadiumi i Barit mbeti si një nga kujtimet më të forta të eksodit shqiptar të vitit 1991./dritare.net
Shikoni emisionin e plotë

















