Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotot dramatike të anijes ‘Vlora’ në eksodin e gushtit ’91!

Fotot dramatike të anijes ‘Vlora’ në eksodin e gushtit

Kjo është anija “Vlora”, që në gusht të vitit 1991 u mbush me mbi 20 mijë shqiptarë të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi. Ata hipën në bord në portin e Durrësit dhe detyruan ekuipazhin të nisej drejt Italisë.

Pas një udhëtimi dramatik në Adriatik, anija mbërriti në Bari, ku emigrantët u zbarkuan dhe u futën në stadiumin e qytetit. Aty qëndruan për disa ditë, në kushte të vështira dhe nën masa të rrepta sigurie.

Fotot dramatike të anijes ‘Vlora’ në eksodin e gushtit

Shumica e tyre më pas u kthyen sërish në Shqipëri, ndërsa vetëm pak arritën të mbeteshin në Itali.

Eksodi i “Vlorës” mbetet një nga simbolet më të fuqishme të historisë së emigracionit shqiptar. Rudina Xhunga ka nisur prej tre vitesh nje cikel intervistash me shqiptare te eksodeve masive dhe atyre te paimagjinueshme, si ikjet me fuci ne Itali.

Këtë herë ishte radha e ish-kapitenit të anijes ‘Vlora’, me një histori dramatike në Shqipëri. Nesër presim ty. Eja në Shqip me historinë tënde! Dritare.net