
Evi Kokalari kundër Foltores së Berishës: I shitet zgjedhjet Metës, tani doni vulën e PD!
Dritare.net
Evi Kokalari flet pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i PD-së. Kokalari i përgjigjet fjalës së Edith Harxhit e cila i kërkoi Gazmend Bardhit dhe Jorida Tabakut që ta çojnë vulën në seli, aty ku qëndron Foltorja e Berishës. Përmes një postimi në Facebook Kokalari thotë se vula nuk ka pse shkon te Berisha tani që i shitën Metës zgjedhjet dhe Këshillin Bashkiak.
“Jo zonjë. Misioni tashti fillon. Vula s'ka pse ju shkon juve tashti mbasi shitët të gjithë zgjedhjet dhe Keshillin Bashkiak Metës. Këtyre, me Gaz Bardhin në krye ju ra goja mbas 3 Mars të bashkoheshit e të hynit në zgjedhje me vulë e logo të PDsë, dhe ju refuzuat dhe hytë me LSI.
Në fakt dorëheqjen duhet ta jepni ju, me ty në krye si pseudo-konservatore që shite gjithë atë mund, për të mbuluar pislliqet e Berishës me Metës.
Vula të rri aty ku është. Ju vazhdoni me Metën, dhe mos pretendoni më kurrë që do nxirrni gjë në dritë. Ju të gjithë jeni bashkëfajtorë të fiaskos së 14 Majit, dhe shkatërrimit të demokracisë në atë vënd.”, shkruan Kokalari në Facebook./K.C/dritare.net

















