Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kandidatja e Partisë Socialiste: Jam e sigurt, ja sa mandate do të marrim në Tiranë!

Kandidatja e Partisë Socialiste: Jam e sigurt, ja sa mandate do të

Silda Çepe, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar me bindje të plotë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV se PS-ja do të fitojë 20 mandate në Tiranë.

Çepe theksoi rëndësinë e vijimit të punës që ka nisur qeveria e Edi Ramës, duke shtuar se PS-ja ka një plan për të siguruar një mandat të katërt.

“Ne duam mandatin e katërt për të vijuar punën që kemi nisur. E dyta, nëse fitojmë, nuk do të ndodhë ajo që ndodhi kur fitoi PD-ja, që identifikoi këdo që ishte votues i PS-së dhe e shkarkoi nga puna. Duam që specialistët tanë të vazhdojnë punën që Shqipëria, si një ‘nuse’, të jetë gati për vitin 2027 për BE.”- u shpreh Silda Çepe

Silda Çepe gjithashtu shtoi se asnjëherë nuk flet për diçka për të cilën nuk është e sigurt dhe e përforcoi deklaratën e saj duke thënë: “Sot deklaroj me shumë bindje që PS-ja, në këto zgjedhje, do të marrë 20 mandate.”-E.P-dritare.net