Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, merret vendimi për Mario Përlleshin

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, merret vendimi për Mario

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Mario Përlleshin, i mituri që dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

Vendimi është marrë sot në seancën me dyer të mbyllura ku ishin të pranishëm familjarët e Martinit, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshi dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën./K.C/dritare.net