
Mbahet darka e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët!
Dritare.net
Presidenti amerikan, Donald Trump organizoi të enjten darkën vjetore të Iftarit në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehu mirënjohjen për myslimanët amerikanë për mbështetjen e tyre në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.
“Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve të mi myslimanë Gëzuar Ramazanin”, tha Trump.
Të pranishëm në darkë ishin edhe udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.
“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke u drejtuar miqve tanë myslimanë kemi shumë sonte këtu, dhe mendoj se kemi shumë në mbarë botën, bazuar në rezultatet në Michigan dhe vende të tjera por dua të them përshëndetje për të gjithë ata që na kanë mbështetur kaq fuqishëm. ”- tha Trump./E.P-dritare.net

















