Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eric Adams: Jam i mahnitur nga Shqipëria!

Eric Adams: Jam i mahnitur nga Shqipëria!

Në fjalën e tij pas takimit me Kryeministrin Rama, Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, nuk i kurseu lëvdatat për progresin e Shqipërisë. Ai solli në vëmendje një kontrast të fortë, duke kujtuar se 25 vjet më parë, vendi kishte më pak se 100 drita rrugësh.

'Ndërkohë sot, pas 25 vitesh, shihni një komunitet e qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur,' tha Adams.

Ai veçoi si një tregues të qartë të këtij vizioni krijimin e postit të ministres së Inteligjencës Artificiale, duke pranuar se kjo fushë do të luajë një rol kyç në të ardhmen. Adams shpjegoi se qëllimi i vizitës së tij ishte të mësonte më shumë për këtë evolucion, të fliste për turizmin dhe të shihte se si mund të krijoheshin marrëdhënie simbiotike mes Nju Jorkut dhe Shqipërisë.

Kryebashkiaku identifikoi tre shtylla kryesore për bashkëpunimin e ardhshëm: biznesin, kulturën dhe përballjen me sfidat globale. Ai bëri një thirrje të hapur për të inkurajuar bizneset e Nju Jorkut të investojnë në Shqipëri dhe anasjelltas. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe ftoi të rinjtë shqiptarë të vizitojnë Amerikën dhe të rinjtë amerikanë të zbulojnë Shqipërinë. Duke iu përgjigjur spekulimeve, Adams e përmbylli fjalën e tij duke thënë se arsyeja e vizitës ishte e thjeshtë: 'Për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë miqësie.'/E.P-dritare.net