Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Enertila Bekteshi: Ja si ta kuptojmë kur kemi nevojë për psikolog!

Enertila Bekteshi: Ja si ta kuptojmë kur kemi nevojë për

E ftuar në studion e lajmeve në Dritare TV, psikologe Enertila Bekteshi tregoi më tepër rreth mbështetjes emocionale dhe psikologjike për të gjithë personat me problem të shëndetit mendor. Psikologe Bekteshi po ashtu trajtoi edhe temën e kancerit të gjirit dhe përkrahjen për të gjithë ata që kurohen nga ai.

"Profesionistët më të mirë për të mbajtur larg çdo diagnoze serioze janë psikologu dhe psikiatri. Të dy shkojnë në dobi të njëri-tjetrit, psikologu ndihmon në edukimin apo reflektimin e një situate. Nuk duhet anashkaluar problemi i shëndetit mendor, sepse më mirë të parandalojmë se të diagnostikojmë me vonesë. Ajo që ne kuptojmë nga persona që vuajnë nga shëndeti mendor është një shpirt i prekur, por jo i shkatërruar, pra me kujdesin e duhur mund të rikuperohet.

Komunikimi i diagnozës te pacientët e prekur nga kanceri, mbetet tepër i rëndësishëm, pasi duhet të jetë i ndërgjegjshëm në mënyrë që të bashkëpunojë me betejën ndaj sëmundjes. Gjendja shpirtërore ndikon pozitivisht në pranimin e situatës dhe përballimin e saj. Prania e psikologut lehtëson diagnozën, qoftë gjatë terapisë, apo edhe gjatë organizimit të një rutine dite.

Ankthi dhe depresioni janë sëmundje, nga të cilat mund të prekesh duke mos e shmangur dot, kjo lidhet me shenja të mungesës së gjumit, të oreksit dhe probleme të tjera, por që gjithnjë mbetet nevoja e specialistit për ta përcaktuar. Ajo që dua të bëj thirrje është që të mos neglizhojmë kundrejt shëndetit mendor, si dhe të gjitha gratë të sensibilizohen për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.",-u shpreh psikologe Bekteshi./M.T/dritare.net