
Elena Koçaqi, emri i propozuar në rrjet për presidente: Interes masiv!
Dritare.net
Në rrjetet sociale është hapur sfida për postin e presidentit. Ka disa emra që qarkullojnë në rrjet, që votohen dhe komentohen. Një ndër to është historiania Elena Koçaqi. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, emrin e saj ta lakuar në rrjet, Koçaqi e cilëson një interes masiv i popullit. Ja çfarë shkruan ajo në rrjetet sociale!
“Meqë ju më keni votuar në rrjet dhe vazhdoni të më votoni, si dhe pasi kam marrë me qindra mesazhe, u përgjigja pozitivisht për respektin e ndêrsjellt qē kemi për njeri tjetrin. Përulem me respektin me të madh para jush. Kjo iniciativa publike e disa shqiptarëve është normale në demokraci, por që për disa ky është delirizëm, sepse presidentin nuk e zgjedh populli por politika. Pra, duket sikur pushteti dhe populli nuk kanë asnjë lidhje me njeri tjetrin. Bashkë kemi një lidhje të gjatë dashurie, besimi dhe vlersimi. Duke qënë një dashuri pa kushte, unë kurrë nuk do tradhëtoja besimin tuaj. Një dashuri e tillë sigurisht që shkakton xhelozi tek ata qe gjithë jetën e tyre jane zvarritur, pas çdo partie qe ka qenë ne pushtet. Disa të vetquajtur analistë si MB, MK së bashku me disa te tjerë të tipit të tyre, që janë mësuar t'iu imponohen politikanëve dhe te manipulojnë opinion publik, për llogari te interesave të tyre, kanë filluar të më bullizojnë dhe sulmojnë.
Ata përpiqen qe të kenë nën kontroll marrëdhënien midis popullit dhe politikës dhe të mos lejojnë asnjë vullnet dhe opinion të lirë të popullit pasi këtë vullnet duan ta krijojnë vet. Ata duan që kandidatët për president, apo çdo lloj pushteti tjetër, t'i propozojnë dhe kontrollojnë ata dhe jo populli. Ky interesim masiv i popullit i nxjerr pa punë, pasi vihet nje lidhje direkte midis popullit e politikes, lidhje qe politika po te ishte e zgjuar, duhet ta kishte pasur gjithmonë.
Nuk kam pse te kemē turp nga arsimi dhe edukimi qe kam, nga pastertia e figures sime dhe nga fakti qe mbaj familjen me punën dhe djersën time. Pavarsisht sulmeve, unë nuk do t'iu le ju kurrë, pasi bashkë kemi një rrugë të gjatë e të vështirë që do ta çojmë deri ne fund. Unë kurrë nuk i braktis njerëzit që dua.
Ju faleminderit nga zemra”, shkruan Koçaqi./L.F-dritare.net

















