
Edmond Spaho: Jam i shokuar. PD të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë
Dritare.net
Deputeti Edmond Spaho ka njoftuar largimin nga politika pasi nuk arriti që të siguronte një ulesë në Kuvend. Spaho tha se ishte i shokuar me rezultatin pasi mandatet në qarkun e Korçës u ndanë 6 me 4 për PS.
“Të nderuar miq, jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës time aktive në parlament. Dëshiroj të falenderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mësha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim. Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e degës së PD Maliq dhe të qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë.
Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë. Dëshiroj të falenderoj më shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta. I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqiërinë. Me shumë mirënjohje, Edmond Spaho", u shpreh Spaho./L.F-dritare.net

















